15.5 C
Tiranë
Friday, May 22, 2026
spot_img

“Priftërinjtë seksi” që çmendën turistët në Romë nuk qenkan fare priftërinj! Rrëfimi që trazoi Italinë

Një nga suveniret më të njohura turistike në Romë, kalendari i famshëm “Calendario Romano”, ka nxitur polemika të forta pasi një nga protagonistët e tij pranoi publikisht se shumica e personazheve që shfaqen si priftërinj nuk janë fare pjesë e klerit.

Kalendari, i njohur për imazhet bardh e zi të burrave të veshur si priftërinj katolikë, prej vitesh shitet pranë Vatikanit dhe në zonat turistike të kryeqytetit italian, duke u kthyer në një produkt mjaft të kërkuar nga vizitorët.

Debati shpërtheu pasi Giovanni Galizia, një nga fytyrat më të njohura të kalendarit gjatë më shumë se dy dekadave, deklaroi në një intervistë për Associated Press se nuk ka qenë kurrë prift dhe se pjesëmarrja e tij ishte thjesht një punë modelingu.

“Shokët e mi qeshnin kur më panë të veshur si prift”, tregoi ai, duke shtuar se në kohën e fotosesionit ishte vetëm 17 vjeç dhe nuk e kishte menduar kurrë se projekti do të bëhej kaq i famshëm.

Çështja mori përmasa më të mëdha pasi gazeta italiane “La Repubblica” publikoi një artikull ku sugjerohej se kalendari mund të quhej më saktë “kalendari i priftërinjve të rremë”.

Fotografi dhe krijuesi i projektit, Piero Pazzi, pranoi se vetëm rreth një e treta e personave të paraqitur në edicionin e vitit 2027 janë realisht pjesë e klerit, ndërsa të tjerët janë modele ose persona pa lidhje me Kishën Katolike.

Megjithatë, Pazzi mbrojti projektin duke thënë se ai nuk është konceptuar si mashtrim, por si një realizim artistik i frymëzuar nga estetika klasike romake.

Edhe vetë Galizia minimizoi polemikat, duke deklaruar me humor se publiku nuk është mashtruar.

“Është art. Dhe nëse dikush mendon se dukem seksi me jakën e priftit, e marr si kompliment”, tha ai.

“Calendario Romano” shitet prej vitesh me një çmim rreth 8 euro dhe konsiderohet një nga suveniret më të pazakonta që turistët blejnë në Romë. Deri tani, Vatikani nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me debatet e fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Braçe: “Tirana po hyn në muajt ku qelbet erë”; Ministria: Projekti i kanalizimeve në...

0
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka zhvilluar një interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, duke ngritur shqetësime për ndotjen e...

Elbasan / Dy të maskuar grabisin tabakinon, marrin 500 mijë lekë dhe cigare

0
Dy persona të maskuar kanë grabitur një tabakino në aksin rrugor Elbasan–Metalurgjik, në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Sipas informacioneve paraprake, autorët...

Aktivisti shqiptar i ndaluar nga forcat izraelite pritet të kthehet në Shqipëri

0
Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, i ndaluar nga forcat izraelite gjatë një operacioni detar, pritet të kthehet në atdhe pas përfundimit të procedurave të dëbimit...

Vlorë / Rrëmbim dhe dhunë për 6 mijë euro, një i arrestuar dhe dy...

0
Policia e Vlorës ka arrestuar një 24-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë, të dyshuar për rrëmbimin dhe dhunimin e një...

GJKKO dënon ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë për korrupsion, pezullim nga funksionet publike...

0
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, me 2 vite e...