25.7 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Pse grumbullimi ‘Lleshaj ik’ u kthye në revoltën ‘Rama ik’

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha pranë banesës së tij, teksa në dorë mbante dy hurma dhe po i ikte me vrap policisë për të mos marrë gjobën 30 mijë lekëshe për shkak të kalimit të orarit të lejuar, është në vetvete një ngjarje mjaft tronditëse, për të shkaktuar reagim e indinjatë.

Po akoma më shumë, e gjitha u kthye në një revoltë që shpërtheu në rrugë, në bulevard e tek portat e kryeministrisë, nga sjella e Sandër Lleshajt, e Edi Ramës, e qeverisë, dhe mediave të saj, pas kësaj ngjarje tragjike.

Në fillim pati përpjekje për të manipuluar vendngjarjen, dhe opinionin publik, ku në komunikatat e policisë u shkrua se i ndjeri pati armë, se armën e kish hedhur.

Më pas mediat e qeverisë, u hodhën në sulm duke i bërë biografinë viktimës, ku e sollën si person me precedent penal dhe të rrezikshëm.

Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, nuk pati asnjë reagim nga Edi Rama.

Kurse, benzina mbi zjarr ishte një qendrim cinik i Ministrit Lleshaj, i cili nuk denjoi të mbante asnjë përgjegjësi për ngjarjen, dhe aq më pak të kërkojë falje. Dhe në mënyrë të paprecedentë, ishte i fundit që foli për një ngjarje ku është i përfshirë institucionalisht drejtpërdrejt.

I gjithë ky mekanizëm i vënë në punë, duke shpërfillur kështu një viktimë të pafajshme dhe dinjitetin e tij, duke fyer familjarët, duke injoruar dhimbjen e tyre dhe të shoqërisë, bëri që spontanisht mijëra të rinj kryesisht, mes tyre vajza e gra, të mblidhen pasdite në orën 4, në një rezistencë të pashoqe, deri kur policia bën atë që është e preferuara tashmë e gjeneralit ministër, hedhja e gazit lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Zemërimi disa orësh tregoi se arroganca e rilindjes e ka mbushur kupën, pakënaqësia është akumuluar aq shumë, sa shpërthimi mund të dalë jashtë kontrollit nga çasti në çast.

Edi Rama mendon se e ka luksin që, neverinë, revoltën, zemëratën ndaj Sandër Lleshit dhe sjelljes së tij, ta mbajë në kurriz dhe madje ta transferojë edhe tek zyra e tij. Po nuk mendojnë kështu njerëzit. Ndaj, protesta, nga dorëheqja e Lleshajt, tashmë kërkon largimin e Ramës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...