27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Shirat e rrëmbyeshëm krijojnë probleme në Gjirokastër, dëmtohet një urë në Tepelenë dhe bllokohet aksi Suhë–Poliçan

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime dhe bllokime rrugësh në qarkun e Gjirokastrës, ku disa zona vijojnë të jenë nën monitorim nga autoritetet lokale.

Prefektja e qarkut, Albana Hasanaj, deklaroi për ATSH se situata më problematike paraqitet në bashkinë Dropull, ku ura e fshatit Glinë është mbyllur për qarkullim për arsye sigurie. Ndërkohë, në bashkinë Tepelenë, Emergjencat Civile raportuan dëmtimin e një ure në fshatin Dhemblan, e cila përdoret nga banorët për të shkuar drejt tokave bujqësore. Bashkia po merr masa për të vënë urën provizorisht në funksion.

Në bashkinë Përmet, reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe niveli i ujit në lumin Vjosa është 3.4 metra, me prurje 292.7 m³/s.

Në qytetin e Gjirokastrës, situata është e qetë, ndërsa në fshatin Zhulat është regjistruar një shkarje e vogël dheu. Një mjet i Bashkisë është nisur për pastrimin e aksit. Niveli i lumit është rikthyer në shtratin natyror, ndërsa vijon monitorimi i përrenjve malorë dhe zonave të rrezikuara në rrugët rurale.

Edhe në bashkinë Këlcyrë situata paraqitet e stabilizuar. Nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike apo furnizimit me ujë, dhe rrugët rurale raportohen të kalueshme.

Probleme paraqiten ende në bashkinë Libohovë, ku aksi Suhë–Poliçan mbetet i bllokuar. Bashkia Libohovë, në bashkëpunim me bashkinë Dropull, po ndërhyn në zonën e njohur si “Shkëmbi i Dallandyshes” për riparimin e shkërryerjes së trupit të rrugës. Përveç këtij segmenti, nuk raportohen problematika të tjera.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe pritet që ndërhyrjet të vazhdojnë deri në normalizimin e qarkullimit në të gjitha akset e prekura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...