21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

SPAK sekuestron pasuritë e Nikolla Hafësllarit dhe Erjol Mekshit për ndikim të paligjshëm ndaj shtetit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të shtetasit Nikolla Hafësllari dhe personit të lidhur me të, Erjol Mekshi, në kuadër të hetimeve për çështjen pasurore nr. 9 të vitit 2025.

Hafësllari akuzohet për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, vepër penale e kryer në bashkëpunim.

Pasuritë e sekuestruara
Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, janë sekuestruar:
• Dy garazhe në katin -1, në rrugën “Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë;
• Një automjet Audi A6, prodhim i vitit 2005;
• Një apartament 87.89 m² në të njëjtën adresë;
• Një apartament tjetër 61.89 m².

Vendimi i Apelit ndryshoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

Zbatimi i vendimit
Ekzekutimin e sekuestrimit do të bëjnë oficerët e Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK). Administratorët e agjencisë do të kujdesen për menaxhimin dhe përdorimin e këtyre pasurive.

Hetimet ndaj Hafësllarit dhe Mekshit vijojnë për të dokumentuar lidhjet dhe shkeljet e dyshuara të ligjit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...