34.8 C
Tiranë
Saturday, September 5, 2026

Veriu i Shqipërisë nën borë, Rama: Reshje pa probleme, mjetet borëpastruese në terren

Veriu i vendit është përfshirë sërish sot nga reshjet e dëborës, por situata nuk ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga puna që po bëhet për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës, duke përfshirë zonat Bogë-Theth dhe Hani i Hotit-Dogana Vermosh.

“Rikthehen reshjet e dëborës në veri të vendit pa shkaktuar probleme me qarkullimin, ndërkohë që mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës,” shkroi Rama.

Ai gjithashtu u bëri apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar gjatë drejtimit në zona malore, duke rekomanduar goma dimërore dhe zinxhirë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Shqipëria po ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku në relievet e larta malore verilindje-lindje ka reshje dëbore me intensitet të ulët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...