17.2 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

Tragjedia në Shkodër / Nëna dhe dy fëmijët humbën jetën nga flakët, sapo ishin kthyer nga Gjermania

Është thelluar tragjedia e ndodhur në fshatin Domen të Postribës, në Shkodër, ku një zjarr që përfshiu një banesë i ka marrë jetën një 24-vjeçareje dhe dy fëmijëve të saj të mitur.

Pas gjetjes së pajetë të njërit prej fëmijëve, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat e djegura edhe trupat e pajetë të nënës, Bleona Çelaj, dhe fëmijës tjetër, duke e çuar në tre numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Burime bëjnë me dije se Bleona Çelaj dhe dy fëmijët e saj ishin kthyer së fundmi nga Gjermania dhe kishin shkuar në banesën e vjetër të familjes në fshatin Domen.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, ndërsa hetimet janë fokusuar fillimisht në pistën e një zjarri aksidental, pa përjashtuar as pista të tjera.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Shkodrës:

“Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja Bleona Çelaj, 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Autoritetet pritet të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet e kësaj tragjedie, e cila ka tronditur komunitetin e Postribës dhe mbarë opinionin publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...