21.3 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“Të fortët e shtetit” zënë hapësirën publike – Denoncim për parking të paligjshëm në Bulevardin e Ri

Një denoncim shqetësues është publikuar ditën e sotme lidhur me parkimin e paligjshëm në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë, pranë një sheshi që shërben si hapësirë publike për fëmijët.

Sipas një qytetari, kjo zonë është kthyer në mënyrë të paligjshme në parking, ku disa persona, që ai i cilëson si “të fortë të shtetit”, parkojnë automjetet e tyre duke vendosur tabela policie në xham, çka bën që të mos gjobiten apo ndëshkohen nga autoritetet.

Denoncuesi shprehet se, pavarësisht shkeljes së hapur të ligjit, as Policia Bashkiake dhe as Policia e Shtetit nuk ndërhyjnë për të liruar hapësirën publike, duke lejuar vijimin e situatës.

Ai thekson se kjo është veçanërisht e rrezikshme, pasi sheshi përdoret nga fëmijët për të luajtur dhe zënia e tij nga automjetet rrezikon sigurinë e tyre çdo ditë, ndërsa ligji, sipas tij, zbatohet vetëm për qytetarët e zakonshëm.

“Ju lutem, nëse e postoni te hyrja e parkingut të Bulevardit të Ri, te sheshi që është hapësirë publike ku lozin fëmijët, e kanë kthyer në parking këta ‘të fortit e shtetit’ që vendosin tabela policie në xham dhe nuk gjobiten asnjëherë, as nga Policia Bashkiake, as nga Policia e Shtetit”, – shprehet qytetari në denoncimin e tij.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet për këtë rast.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...