34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Të shtënat me armë në Kuçovë, arrestohet 32-vjeçari: Policia sekuestron armën

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar në lagjen “1 Maji” të Kuçovës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, kur 24-vjeçari Senad Rroshniku ka njoftuar Policinë se në drejtim të automjetit të tij, i cili ndodhej i parkuar, ishte qëlluar me armë zjarri.

Pas veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Berat dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen në Tiranë të dy personave të dyshuar.

Në pranga kanë rënë A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, dhe A. Xh., 49 vjeç, të dy banues në Kuçovë.

Gjatë kontrollit të banesës së 49-vjeçarit, në tarracë është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, së bashku me disa fishekë, të cilat dyshohet se lidhen me ngjarjen.

Policia njofton se 32-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ndërsa 49-vjeçari A. Xh. është arrestuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Në kuadër të hetimit është proceduar në gjendje të lirë edhe S. Gj., 65 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Në njoftimin zyrtar, Policia sqaron:

“Kuçovë/ Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, brenda pak orëve kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Në pranga edhe një shtetas tjetër, i dyshuar për përkrahjen e autorit të krimit. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municion.”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive për ngjarjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...