22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Trup i karbonizuari u gjend në një automjet të djegur në Greqi — dyshohet për vrasje të planifikuar

Një ngjarje tronditëse ka tronditur komunitetin lokal në Viotia të Greqisë, pas zbulimit të një trupi të karbonizuar brenda një automjeti të djegur, në një zonë të izoluar rurale.

Sipas mediave greke, automjeti është zbuluar rastësisht nga një gjuetar, i cili ka vënë re makinën e shkrumbuar dhe ka njoftuar menjëherë Policinë. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, hetuesit gjetën trupin e pajetë brenda mjetit dhe pranga, një detaj që shton dyshimet për një akt kriminal të mirëplanifikuar.

Zëdhënësja e Policisë Helenike, Constantia Dimoglidou, konfirmoi se automjeti është transportuar në laboratorët mjeko-ligjorë për analiza të ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve. Për shkak të shkallës së lartë të djegies, identifikimi i viktimës pritet të jetë i vështirë dhe i gjatë.

Sipas autoriteteve, mjeti dhe trupi i pajetë mund të kenë qëndruar rreth 48 orë në vendngjarje përpara zbulimit. Departamenti i Vrasjeve dhe Drejtoria e Krimit të Organizuar po hetojnë ngjarjen dhe po krahasojnë rastin me zhdukjet e raportuara kohët e fundit.

Policia nuk përjashton asnjë pistë, ndërsa të dhënat paraprake sugjerojnë se autorët njihnin mirë zonën ku u la automjeti. Hetimet vijojnë me intensitet, dhe autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndihmojnë me çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje makabre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...