18.4 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe kërkime intensive nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar, është finalizuar faza e 80-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, në kuadër të të cilit u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi B.Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Kopanicë, Saraj, Maqedonia e Veriut. Lokalizimi i tij u bë nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale.

Policia bën me dije se 52-vjeçari fshihej prej kohësh në Tiranë, konkretisht në zonën e Liqenit të Thatë, ku jetonte duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara në emër të një shtetasi nga Kosova. Nga verifikimet e thelluara rezultoi se ai ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, i akuzuar për vrasje të trefishtë.

Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut, pasi Gjykata e Shkupit, që në vitin 2007, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja”, për të cilën legjislacioni penal parashikon dënim maksimal, burgim të përjetshëm.

Sipas autoriteteve maqedonase, B.Sh. dyshohet se më 5 tetor 2007, në fshatin Kopanicë të Shkupit, ka vrarë me armë zjarri tre persona. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën ku qëndronte, policia ka sekuestruar një pasaportë kosovare, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi automjeti, të gjitha të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet procedurale për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Shkupin, po vijon procedurat ligjore për ekstradimin e 52-vjeçarit.

Operacioni “Operacionalja” konsiderohet një nga aksionet më të gjera të Policisë së Shtetit për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, ndërsa autoritetet theksojnë se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbetet kyç në luftën kundër krimit të organizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...