25.8 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Korreshi kërkon interpelancë urgjente: ‘Situata në spitalin e Lushnjës nuk pret’

Debatet në seancën plenare vijuan me kërkesat e opozitës për interpelanca, ku deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, bëri thirrje për një përballje direkte me ministren e Shëndetësisë, Evis Salla.

Nga foltorja e Kuvendit, Korreshi theksoi se situata në spitalin e Lushnjës është alarmante dhe nuk mund të shtyhet më.

“Mendër jush kam bërë edhe unë një kërkesë për interpelancë. Para ’90, nga ato vite e qoftë largu, kur mbaja radhën për vajgur, kur më vinte mua radha mbaronte vajguri,” u shpreh ai, duke bërë një krahasim ironik me të kaluarën.

Ai vijoi duke theksuar urgjencën e situatës:
“Problemi është se në Lushnje nuk pret situata se kur do rregullohet dhe kur do ta ketë terezinë ministrja… Deri në fund të vitit nuk pret situata.”

Kërkesa e tij vjen në një moment kur opozita ka ngritur shqetësime të vazhdueshme për gjendjen e sistemit shëndetësor dhe shërbimet në spitalet rajonale.

Ndërkohë, mazhoranca nuk ka dhënë ende një reagim konkret lidhur me kërkesën për interpelancë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...