12.5 C
Tiranë
Thursday, April 23, 2026
spot_img

Balla thirrje opozitës: ‘Të bashkohemi për integrimin, Shqipëria afër BE-së’

Seanca plenare në Kuvend u shoqërua edhe me thirrje për bashkëpunim nga mazhoranca, ku kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i kërkoi opozitës të lërë mënjanë akuzat dhe të fokusohet te integrimi europian.

Në fjalën e tij, Balla theksoi se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në procesin e anëtarësimit në BE, duke cituar edhe deklaratat e zyrtarëve europianë, përfshirë Kaja Kallas.

“Ajo që duhet t’u themi me krenari shqiptarëve nuk janë shpresat apo mallkimet e atyre që thonë se negociatat kanë ngecur. Është fakt nga Komisioni Europian se Shqipëria ka përmbushur detyrimet në procesin e anëtarësimit në BE,” u shpreh ai.

Sipas Ballës, të gjitha piketat e ndërmjetme janë realizuar dhe procesi tashmë ndjek procedurat formale nga Komisioni Europian drejt Këshillit dhe vendeve anëtare.

Ai theksoi gjithashtu pritshmëritë për anëtarësimin:
“Siç u komunikua nga komisionerja dhe nga Kaja Kallas, pritshmëria që Shqipëria të mbyllë procesin e anëtarësimit deri në vitin 2030 është shumë realiste.”

Duke iu referuar deklaratave të Kallas, ai shtoi:
“Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të bëhen gati për pjesëmarrje në zgjedhjet e vitit 2029 për Parlamentin Europian, ky është fakt.”

Në fund, Balla bëri thirrje për reflektim politik:
“Hiqni dorë nga kjo baltë që po i hidhni Shqipërisë. Është moment historik për të punuar bashkë dhe për ta çuar përpara këtë aspiratë.”

Debatet për integrimin europian mbeten në qendër të përplasjes mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa palët japin qëndrime të kundërta mbi ecurinë e procesit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Kavajë–Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

0
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:15, në afërsi të...

Bashkia e Vlorës “godet” pushuesit: rriten tarifat e plazheve publike në 700 lekë për...

0
Bashkia e Vlorës ka hedhur për shqyrtim një projektvendim që parashikon rritjen e tarifës për shërbimin në plazhet publike të administruara nga njësia vendore,...

Briseida Çakërri: Opozita nuk ka votuar asnjë ligj të integrimit

0
Deputetja Briseida Çakërri ka deklaruar se opozita nuk ka mbështetur me votë asnjë nga ligjet që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në...

Kumbaro në Kuvend: Licencimi i mësuesve nuk është vendim i ri, por detyrim ligjor...

0
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, gjatë interpelancës së kërkuar nga deputetë të opozitës për çështjen e licencimit të mësuesve, sqaroi se procesi nuk përbën...

Shqipëri: Reagime nga politika pas ndarjes nga jeta të Rexhep Qoses

0
Ka vijuar reagimi i figurave të larta shtetërore dhe politike pas ndarjes nga jeta të akademikut të njohur Rexhep Qosja, një prej emrave më...