25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Sot i ka marrë koka erë të shpëtojë Shqipërinë”/ Deputetja e PS sulmon Dritan Goxhajn: Maska e protestës ra pas 22 ditësh

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka reaguar pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të një dokumenti që, sipas tij, tregon se Dritan Goxhaj kishte refuzuar të merrte pjesë në luftën e Kosovës në vitin 1999.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Mila ka akuzuar Goxhajn, i cili lexoi kërkesat e protestuesve në ditën e 23-të të protestës, se ka devijuar kauzën fillestare të lëvizjes dhe po e përdor atë për qëllime politike.

“Për 22 ditë refuzuan të nxirrnin një përfaqësues. Në të 23-ën zgjodhën Dritan Goxhajn: njeriun që, sipas dokumentit të publikuar nga viti 1999, kur iu kërkua të qëndronte për luftën e Kosovës, u përgjigj: ‘Nuk më ka marrë koka erë’. Sot, çuditërisht, i ka marrë koka erë të shpëtojë Shqipërinë”, shprehet deputetja socialiste.

Më tej, Mila pretendon se tashmë është zbuluar orientimi i vërtetë i protestës, duke e lidhur figurën e Goxhajt me qëndrime që ajo i cilëson problematike në planin politik dhe gjeopolitik.

“Pas 22 ditësh ‘protestë pa prijës’, maska ra: zëdhënësi i ‘Shqipërisë së Re’ është një figurë me retorikë publike pro-Iranit, pro-Hezbollahut dhe antiamerikane. Jo alternativë politike, por një karikaturë gjeopolitike”, deklaron ajo.

Deputetja iu referua edhe një prej thirrjeve të përdorura gjatë protestave, duke ironizuar rolin e Goxhajt në lëvizje.

“Në protestë kam dëgjuar të thonë se ‘ka një vend në ferr për neutralët në kohë trazirash’. Ndoshta, prijësi revolucionar është fiks rasti. Por për ata që ndezin trazirat dhe i shesin si patriotizëm, me siguri duhet të jetë rezervuar një kat më vete”, përfundon reagimin e saj Sara Mila.

Deklaratat e deputetes vijnë në një kohë kur protestat në Tiranë kanë hyrë në javën e katërt, ndërsa debati politik mes mazhorancës dhe organizatorëve të lëvizjes vijon të intensifikohet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...