25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Tragjedi në aksin Lezhë–Milot/ Përplasja e kamionit me makinën i merr jetën shoferit kosovar, plagosen motra dhe djali i tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë–Milot, ku përplasja mes një kamioni dhe një automjeti ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona të plagosur.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, kur një automjet tip kamion, i drejtuar nga shtetasi A. M., është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi kosovar K. B.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit, K. B., ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, po me inicialet F. B., janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas autoriteteve, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit, drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi rrugore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...