25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Edi Rama, jep dorëheqjen!”/ Momenti prekës në protestë, nxënësi i “Kiço Blushit” kërkon një minutë heshtje për Martin Canin

Një nga momentet më emocionale të protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë u regjistrua kur në podium mori fjalën një nxënës i shkollës “Kiço Blushi”, i cili zgjodhi të fliste në emër të bashkëmoshatarëve të tij dhe të kujtonte Martin Canin.

Me një mesazh të ndjerë, i mituri u kërkoi qytetarëve të pranishëm të mbanin një minutë heshtje në nderim të të riut, ndërsa më pas ndau shqetësimet e tij për arsimin dhe vështirësitë me të cilat përballen shumë fëmijë në Shqipëri.

“Jam një nxënës i shkollës ‘Kiço Blushi’ dhe dua të flas për bashkëmoshatarët e mi. Dua të flas për Martin Canin që ndërroi jetë, dua të mbajmë një minutë heshtje për të. Faleminderit…”, u shpreh ai, duke bërë që protesta të ndalonte për disa çaste në shenjë respekti.

Më tej, nxënësi foli për rëndësinë e arsimit dhe shprehu keqardhjen për fëmijët që, sipas tij, nuk kanë mundësi të ndjekin shkollën në kushte të mira.

“Shkolla ime ka qenë më e mira që kam pasur. Më vjen keq për ata fëmijë që nuk marrin dot arsim. Edi Rama jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen sa më parë!”, deklaroi ai.

Fjalimi i nxënësit u prit me duartrokitje nga protestuesit e mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët iu bashkuan edhe thirrjeve të tij në përfundim të fjalës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...