8.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Lulelakra në furrë është thjesht fantastike…

Ka shumë studime që e lidhin përdorimin e lulelakrës me parandalimin e kancerit, sidomos kancerin e fshikëzës së urinës, kancerin e gjoksit, atë të kolonës, kancerin e prostatës dhe të mitrës.
Lulelakra është shumë e mirë edhe për sistemin e detoksit, si antioksidant, si dhe lufton inflamacionin dhe rrit sistemin imunitar. Lulelakra është një mbështetëse shumë e mirë edhe e sistemit kardiovaskular dhe përmirëson shëndetin e enëve të gjakut dhe qarkullimin e gjakut në to.
Vetitë e saj anti-inflamatore dhe mbështetja ndaj sistemit kardiovaskular lidhen me përmbajtjen e vitaminës K dhe acideve omega-3. Ndësa përmbajtja e lartë në fibra e lulelakrës bën mirë për sistemin e tretjes.

opennews.al

 

Ju folëm  për vlerat ushqyese të lulelakrës, por ideja për ta gatuar në furrë me djathë Parmigiano na u duk shumë interesante dhe zgjodhëm ta ndajmë ju.

PËRBËRËSIT: 1 lulelakër, 50 g gjalpë, 50 g miell, 500 ml qumësht, 50 g Parmigiano, 100 g gouda, arrëmyshk dhe kripë.

PËRGATITJA: Ndajmë lulelakrën në boçe dhe e ziejmë 2-3 minuta. Në tigan skuqim gjalpin me miellin, e shuajmë me qumësht, shtojmë kripë dhe arrë myshkun, e ziejmë derisa të bëhet krem. Shtrojmë pak krem në tavë, shtojmë lulelakrën dhe djathin e prerë. Shtojmë pjesën tjetër të kremit ,pak arrë myshk dhe djathin parmiagiano. E vendosim në furrë të parangrohur dhe e pjekim me 200 gradë për 20 minuta.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...