25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“A jetojmë në Republikën e Shqipërisë apo në Republikën e Rojeve Private?”/ Pacolli shpërthen për situatën në Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni dhe investitori Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër për situatën e krijuar në Aeroportin e Vlorës, duke denoncuar atë që e cilëson si bllokim të paligjshëm të aktivitetit të kompanisë MABCO dhe duke ngritur pikëpyetje serioze mbi funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Pacolli akuzon grupe të organizuara se po pengojnë vijimin e punimeve në një investim strategjik me vlerë mbi 310 milionë euro, ndërsa kërkon ndërhyrjen e institucioneve shtetërore.

“Grupet kriminale prapë kanë bllokuar aksesin në Aeroportin e Vlorës, ku MABCO ka investuar mbi 310 milionë euro! A është KRIM bllokimi i një aktiviteti të ligjshëm me roje private, mjete të rënda dhe vetëgjyqësi? Nëse po, pse nuk po vepron askush?”, shkruan ai.

Pacolli ngre një sërë pyetjesh lidhur me rolin e kompanive private të sigurisë dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, duke deklaruar se situata ka tejkaluar kufijtë e një konflikti biznesi.

“Nëse secili në këtë vend mund të marrë disa roje private, të bllokojë hyrje-daljet, të pengojë zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të imponojë vullnetin e tij me forcë, atëherë a jetojmë në Republikën e Shqipërisë apo në Republikën e Rojeve Private?”, pyet ai.

Sipas Pacollit, është e papranueshme që hyrja në një aset strategjik kombëtar të bllokohet fizikisht, pavarësisht vendimeve të Asamblesë së Ortakëve, vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe kërkesave të institucioneve shtetërore.

“Për çfarë na duhen gjykatat? Për çfarë na duhen institucionet? Për çfarë na duhet shteti?”, vijon ai.

Në reagimin e tij, investitori thekson se çështja nuk lidhet më vetëm me MABCO-n apo me kompaninë 2A Group, por me vetë funksionimin e shtetit ligjor.

“Sot nuk po diskutojmë më për një konflikt biznesi. Sot po diskutojmë për ekzistencën e shtetit ligjor. Sot është vënë në pikëpyetje autoriteti i shtetit. Sot shtrohet pyetja themelore: a zbatohen vendimet e Gjykatës së Lartë në Republikën e Shqipërisë apo jo?”, deklaron Pacolli.

Ai shton se prej muajsh MABCO po përballet me pengesa të vazhdueshme, duke përmendur bllokime, vandalizëm, dëmtime të pronës dhe pengim të punimeve.

“Nëse një vendim i formës së prerë i Gjykatës mund të bllokohet nga një grup njerëzish me kamionë dhe roje private, atëherë problemi nuk është më Aeroporti i Vlorës. Problemi është vetë shteti ligjor”, përfundon reagimin e tij Pacolli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...