25.7 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Eglant Koçi është shpallur zyrtarisht i vdekur”: Çfarë zbuluan hetuesit pas analizës së ADN-së dhe si u gjet trupi në Cërrujë

Eglant Koçi është shpallur zyrtarisht i vdekur. Analiza e ADN-së së kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar se trupi i gjetur në fshatin Cërrujë, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, i përket të riut që dyshohet se është vrarë nga shoku i tij i ngushtë.

Hetuesit kanë marrë një mostër nga nëna e Eglantit dhe, pas kryerjes së analizave përkatëse, kanë konfirmuar përfundimisht identitetin e viktimës.

Familja Koçi është njoftuar për rezultatet e ADN-së dhe pritet të paraqitet në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë për të tërhequr trupin e të riut dhe për ta përcjellë për në banesën e fundit.

Eglant Koçi u pa për herë të fundit më 4 qershor në zonën e sheshit “Wilson” në Tiranë, teksa lëvizte me motomjet. Nga pamjet e publikuara edhe nga Newsbomb.al, i riu shihej edhe në një servis automjetesh, vetëm pak orë para se të humbte çdo kontakt me familjarët.

Një ditë më vonë, më 5 qershor, familjarët denoncuan zhdukjen e tij në polici, duke vënë në lëvizje autoritetet. Gjatë ditëve në vijim, agjentët e Krimeve të Rënda arritën të gjenin motomjetin e 34-vjeçarit pranë zonës së “5 Majit”, ndërsa më pas identifikuan edhe ambientin ku ai dyshohet se ishte dërguar pas rrëmbimit.

Mirëpo sipas hetuesve, nga ambienti ku është futur Eglant Koçi, më vonë ka dalë vetëm autori i dyshuar Armand Shakaj, i njohur ndryshe si “Mand Dhelpra”.

Ai dyshohet se ka ekzekutuar 34-vjeçarin dhe trupin e tij e ka futur në një çantë të zezë, të cilën më pas e ka hedhur në një humnerë në fshatin Cërrujë. Policia ka shpallur në kërkim 41-vjeçarin Armand Shakaj, i cili dyshohet si autor i rrëmbimit dhe vrasjes së të riut.

Hetuesit po verifikojnë nëse ai ka vepruar i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...