25.7 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Japonia përballet me rrezik të lartë përmbytjesh, urdhër evakuimi në Nagasaki

Autoritetet në Nagasaki kanë lëshuar urdhër për evakuimin e pothuajse të gjithë 380,000 banorëve, pas reshjeve të dendura të shiut që kanë rritur ndjeshëm rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Sipas transmetuesit publik NHK, niveli i dytë më i lartë i alarmit është shpallur në pjesën jugore të qytetit, ndërsa banorëve u është kërkuar të shmangin zonat e rrezikshme dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi se reshjet intensive do të vazhdojnë në rajonin jugperëndimor të ishullit Kyushu, me rrezik të shtuar për daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmbytje në zonat e ulëta. Në gjendje të rrezikut të lartë ndodhen edhe prefekturat Fukuoka, Saga dhe Kumamoto, ndërsa reshje të forta priten edhe në ishullin Shikoku.

Autoritetet bëjnë me dije se situata është ndikuar edhe nga zhvillimi i dy cikloneve tropikale në jug të vendit, që pritet të përkeqësojnë më tej kushtet atmosferike.

Japonia po përjeton vitet e fundit një rritje të ngjarjeve ekstreme të motit, të cilat shkencëtarët i lidhin me ndryshimet klimatike, ndërsa rrëshqitjet e dheut janë bërë gjithnjë e më të shpeshta për shkak të terrenit malor dhe reshjeve intensive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...