17.5 C
Tiranë
Friday, April 17, 2026
spot_img

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka përshëndetur progresin e shpejtë drejt zbulimit të vaksinës

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka përshëndetur progresin e shpejtë drejt zbulimit të vaksinës për luftimin e COVID-19, por të premten ai insistoi se çdo vend duhet të përfitojë.

“Vaksina do të jetë mjet kryesor për kontrollimin e pandemisë dhe ne jemi të inkurajuar nga rezultatet paraprake të testeve klinike që u publikuan këtë javë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, në mbyllje të punimeve të Asamblesë vjetore të OBSH-së.

Gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer dhe partneri i tyre gjerman BioNTech njoftuan të hënën se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektivë në fazën finale, ku janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz.

“Asnjëherë në histori nuk ka ndodhur që një vaksinë të zhvillohet kaq shpejtë. Ne duhet të zbatojmë të njëjtën urgjencë që të sigurohemi se të gjitha shtetet përfitojnë nga kjo arritje shkencore”, ka thënë Tedros.

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e afro 1.3 milion njerëzve në të gjithë botën. Deri më tash, raportohet se janë regjistruar mbi 52.7 milionë raste me COVID-19.

Sidoqoftë, këto shifra besohet se paraqesin vetëm një pjesë të shifrave reale të infektuarve, pasi shumë vende po testojnë vetëm rastet simptomatike ose rastet më të rënda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte, 17 Prill 2026

0
♈ Dashi Je më i qetë dhe më i kthjellët. Ditë e mirë për të përfunduar çështje të mbetura dhe për të mos u nxituar. ♉...

Parashikimi i motit, e Premte, 17 Prill 2026

0
Më 17 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë...

“Je gjobaxhi, po manipulon publikun”, Shehaj dhe Balla debatojnë ashpër për ambasadorin e ri...

0
Një debat i tensionuar është regjistruar në Kuvend mes deputetit të partisë “Mundësia” dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ku në...

Hetim: Lidhje të dyshuara mes bordit të JET Bank dhe rrjeteve ndërkombëtare të mashtrimit...

0
Një hetim i publikuar nga “Pamfleti” ngre dyshime serioze mbi Oliver Hemmer, anëtar i bordit të JET Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri...

‘Atë gishtin fute ku të duash’, Lela largohet nga studio pas debatit me Grida...

0
Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, është larguar nga studio e emisionit “Top Story” pas një përplasjeje të drejtpërdrejtë me moderatoren dhe...