11.5 C
Tiranë
Thursday, January 15, 2026
spot_img

Meta kujton 4 heronjtë e Topanasë: Burim i përjetshëm frymëzimi për të gjithë…

Presidenti Meta ka kujtuar sot përmes një statusi në Facebook, 78 vjetorin e rënies së katër të rinjve antifashistë, Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Barjam Tushi dhe Hiqmet Buz

Ndërsa tregon historinë e rezictencës së tyre dhe rënien për liri, ai shprehet se pikërisht kjo histori është burim i përjetshëm frymëzimi për të gjithë gjeneratat e reja në betejat për liri.

STATUSI I PLOTE
“Përdhesë e vogël në Topana,
Kish mure kallamash, po u bë kala…” 🇦🇱
Si sot, 78 vjet më parë, në 18 tetor 1942, Topana, një nga lagjet më antifashiste të Vlorës, u ndez tym e flakë dhe mbajti frymën për orë të tëra nga krismat e gjëmimet e një prej betejave më heroike të Luftës Antifashiste.
Rreth 400 milicë fashistë e bashkëpunëtorë të tyre, të informuar nga spiunë e tradhëtarë, kishin rrethuar në pabesi shtëpinë e Murat Lamçes, ku strehoshin katër të rinjtë antifashistë, Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Barjam Tushi dhe Hiqmet Buzi.

Thirrjes së armikut për t’u dorëzuar, ata ju përgjigjën me plumba dhe granata, ashtu siç thonë edhe vargjet e popullit “trimat lindin po kurrë nuk vdesin, plumbat në gjoks i presin dhe vatanin nuk e shesin”.
Të katër ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë, duke shkruar me gjakun e tyre një nga faqet më të ndritura të Epopesë së Lavdishme të LANÇ-it, dhe kaluar në përjetësi me trimërinë e patriotizmin deri në vetëmohim, si burim i përjetshëm frymëzimi për të gjithë gjeneratat e reja në betejat për liri.
Heroizmi i tyre i gdhendur fort në memorien e Vlorës trime e të mbarë kombit shqiptar, do kujtohet gjithmonë me nderim e respekt, edhe si detyrim moral, për t’i përjetësuar dhe ngritur më lart kujtimin e veprën e tyre.
Betejat heroike të Tre Heronjve të Shkodrës, të Vojo Kushit dhe shokëve të Tij në Tiranë dhe të Katër Heronjve në qytetin e Vlorës ishin dëshmia më e madhe e atdhedashurisë dhe urrejtjes ndaj pushtuesit.
Populli i Shkodrës, Tiranës dhe Vlorës, për orë të tëra pa heroizmin dhe trimërinë e të rinjve antifashistë për të sakrifikuar dhe jetën në emër të Lirisë dhe Dinjitetit Kombëtar.
Gjaku i tyre nuk shkoi dëm!
Heroizmi i tyre shtoi urrejtjen për pushtuesit dhe frymëzoi dhjetëra mijëra të rinj për t’iu bashkuar Lëvizjes Antifashiste dhe formacioneve partizane.
I PËRJETSHËM KUJTIMI I HERONJVE TË POPULLIT, HAJREDIN BYLYSHI, MUMIN SELAMI, BARJAM TUSHI DHE HIQMET BUZI! 🇦🇱
LAVDI TË PËRJETSHME DËSHMORËVE TË ATDHEUT! 🇦🇱

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 15 Janar 2026

0
Dashi Ditë që kërkon përqendrim dhe vetëkontroll. Në punë mund të lindin keqkuptime të vogla, por me qasje të drejtpërdrejtë i zgjidh shpejt. Financat kërkojnë...

Parashikimi I motit, e Enjte, 15 Janar 2026

0
Moti parashikohet i paqëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit. Do të mbizotërojnë vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu,...

“Më kishte premtuar 500 mijë euro për Rinasin” – Konflikti i ashpër mes 4...

0
Një histori e komplikuar sentimentale dhe financiare ka nxjerrë në pah tensione mes katër personave të njohur në botën e krimit në Shqipëri: Talo...

Kufoma e një burri gjendet në plazhet e Qipros, autoritetet hetojnë lidhjen me biznesmenin...

0
Një trup i pajetë i një burri me identitet ende të panjohur është gjetur në një nga plazhet e Qipros, ndërsa autoritetet po hetojnë...

Vrasja e Pavlin Prekës/ Prokuroria zbardh motivin: “Refuzimi i babait për dorën e vajzës”

0
Hetimet e prokurorisë për vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 26 shkurt të vitit të kaluar, tregojnë se nuk ka pasur konflikte të...