25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Numër rekord të prekurish nga COVID 19 , shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë!

Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit u rregjistrua një shifër rekord e të prekurve nga Koronavirusi, me 182 raste të reja, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, harta e të infektuarve pas 1055 testimeve, shtrihet në të gjithë vendin, në 27 qytete të ndryshme: 61 raste në Tiranë, 19 në Shkodër, 12 në Korçë, 9 në Lushnje, nga 7 raste në Fier dhe Berat, nga 6 raste në Durrës, Elbasan dhe Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, Gjirokastër dhe Prrenjas, nga 4 raste në Tropojë dhe Kuçovë, nga 3 raste në Sarandë dhe Dibër, nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë dhe Librazhd, si dhe nga 1 rast në Krujë, Fushë-Arrëz, Roskovec, Bulqizë e Skrapar

Në 24 orët e fundit u shënua dhe një shifër e lartë viktimash. “Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në kuotat e larta të ditëve të fundit mbetet edhe numri i të shtruarve në të dy spitalet që trajtojnë të sëmurët me shenja klinike. “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...