27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Topalli: Njerëzit kanë humbur besimin tek politika, opozita duket…

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe kryetarja e “Lëvizja për Ndryshim” Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Real Story” deklaroi se vendi është afër destabilizimit, për shkak të varfërisë që ka pllakosur Shqipërinë.

“Nuk do thosha që kam qenë anash gjatë gjithë kësaj kohe, kam qëndruar e rezervuar, kam menduar se është e rëndësishme që të reflektosh për çdo gjë që sillet rreth teje dhe për të reflektuar aktivitizimin tim në politikë. Pse gjatë kësaj periudhe? Ndoshta për të sjellë diçka që ndokujt nuk ia merr mendja.

Nuk rri e rezervuar, për kushtet ku ndodhet Shqipëria, ku jetohet në varfëri, e vendi im është afër destabilizimit. Është një vend i vjedhur në përmasa të frikshme, thotë Global Iniciative. Asnjë qeveri në botë nuk rri dot nëse gjysma e popullit është në varfëri”, tha Topalli.

Jozefina Topalli theksoi se njerëzit kanë humbur besimin tek politika, kurse shtoi se opozita duket disi e paaftë për të kryer misionin e saj.

“Kemi krizë të gjithanshme dhe vjen për shkak të deligjitimit të forcave politike. Për të sjellë ndryshime, ka pasur ndryshime si fenomeni Makron në Francë, Pesë Yjet në Itali, Syriza në Greqi etj.

Opozita është e paaftë për të kryer misionin e saj. Opozita, edhe kur ishte në parlament, nuk u ballafaqua dot me argumente”, deklaroi Topalli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...